Bota

Parisi në ALARM! Letër anonime e vendosur në Katedralen Notre-Dame, paralajmëron një sulm: Kanë fshehur thika, do kryhet masakër...

Pas zbulimit, stafi i sigurisë vendosi të mos evakuojë ndërtesën, por të forcojë menjëherë masat e sigurisë. Ambientet e brendshme iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm, me fokus në kërkimin e armëve të mundshme të fshehura.

11 Tetor 2025, 17:59 Nga M.L
Parisi në ALARM! Letër anonime e vendosur në Katedralen
Foto ilustruese

FRANCË- Një letër anonime kërcënuese, që paralajmëronte një sulm të mundshëm me thikë, është gjetur të premten pasdite në Katedralen Notre-Dame në Paris. Sipas gazetës “Le Parisien”, letrën e ka zbuluar sakristani i katedrales pranë zonës ku vendosen qirinjtë. Dokumenti, i shkruar me makinë shkrimi, përmbante një mesazh alarmant: Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur tashmë thika në katedrale ditët e fundit. Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.

Pas zbulimit, stafi i sigurisë vendosi të mos evakuojë ndërtesën, por të forcojë menjëherë masat e sigurisë. Ambientet e brendshme iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm, me fokus në kërkimin e armëve të mundshme të fshehura.

Policia franceze është informuar menjëherë dhe ka hapur një hetim zyrtar për të identifikuar autorin e letrës dhe për të përcaktuar nëse kërcënimi është real. Deri më tani, nuk është gjetur asnjë armë apo objekt i dyshimtë brenda katedrales.

Ngjarja ndodh në një kohë të ndjeshme për Francën, ku autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë sigurie, për shkak të rrezikut të mundshëm nga akte ekstremiste. Për fundjavën, janë vendosur masa shtesë sigurie në Katedralen Notre-Dame dhe në pika të tjera strategjike të kryeqytetit francez./ Dosja.al

paris katedralja e notre dame

Sondazh

Poll