Bota

'Presion' ndaj Rusisë dhe Putinit, Zelensky zhvillon bisedë telefonike me presidentin Trump: Duhet të ketë gatishmëri nga pala ruse...

Presidenti ukrainas e përgëzoi homologun e tij amerikan për "arritjen e jashtëzakonshme" në sigurimin e një armëpushimi në Gaza gjatë një bisede telefonike "shumë pozitive dhe produktive".

11 Tetor 2025, 16:04 Nga M.L
'Presion' ndaj Rusisë dhe Putinit, Zelensky zhvillon bisedë
Zelensky-Trump

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  foli në telefon me homologun e tij amerikan Donald Trump të shtunën pasdite, njoftoi sot në Telegram shefi i stafit të presidentit ukrainas Andriy Yermak.

Presidenti ukrainas e përgëzoi homologun e tij amerikan për "arritjen e jashtëzakonshme" në sigurimin e një armëpushimi në Gaza gjatë një bisede telefonike "shumë pozitive dhe produktive".

Zelensky deklaroi se “nëse një luftë mund të ndalet në një rajon, atëherë sigurisht që edhe luftërat e tjera mund të ndalen, përfshirë luftën ruse”.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu sulmet ruse ndaj sistemit energjitik të Ukrainës dhe mënyrat për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit, tha Zelensky në një postim në X, "si dhe marrëveshjet specifike mbi të cilat po punojmë për ta siguruar këtë".

"Duhet të ketë gatishmëri nga ana e palës ruse për t'u angazhuar në diplomaci të vërtetë - kjo mund të arrihet përmes forcës. Faleminderit, President!" tha ai.

Thirrja erdhi një ditë pas njërit prej sulmeve më të rënda ruse ndaj rrjetit energjitik të Ukrainës. Gjatë një konference për shtyp në Kiev të mërkurën, Zelensky i bëri thirrje Donald Trump të "ushtrojë presion" mbi Vladimir Putinin për të ndaluar sulmet ajrore kundër Ukrainës./ Dosja.al

 

volodymyr zelenskyy donald trump

Sondazh

Poll