Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet 22-vjeçari në bulevardin “Nënë Tereza”, shpërndante kokainë në Kamëz

Mësohet se i riu akuzohet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës. 

11 Tetor 2025, 11:23 Nga I.A

VIDEO/ Arrestohet 22-vjeçari në bulevardin “Nënë

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Nënë Tereza”. Mësohet se i riu akuzohet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës. Po ashtu gjatë kontrollit në banesë, të riut i janë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.

Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll