Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 16 vite burg për prostitucion dhe lëndë narkotike në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 56-vjeçari në Shkodër

Spartak Jonau 56 vjeç, banues në Fier ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

11 Tetor 2025, 10:18 Nga E.d
EMRI/ I dënuar me 16 vite burg për prostitucion dhe lëndë
Foto ilustruse

SHKODËR-  Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit Spartak Joanu, më qëllimi ekstradimin në shtetin italian. Spartak Jonau 56 vjeç, banues në Fier ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar 56-vjeçarin me 16 vjet e 4 muaj burg. Ai akuzohet për veprat penale  “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian. Joanu pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku dhe do të përballet me drejtësinë italiane.

"Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali," njoftoi policia./Dosja.al

spartak joanu itali kërkim ndërkombëtar

Sondazh

Poll