Politike

Si po e përballon ish-presidenti burgun? Avokati i Ilir Metës: Po shkruan një libër që do trondisë politikën shqiptare, do të tregojë prapaskenat...

Në një intervistë për Top Channel, Cakrani deklaroi se kryetari i Partisë së Lirisë do tu tregojë  se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare, duke shtuar se po hedh në faqet e tij edhe kujtimet e veta dhe veprimtarine e tij politike. 

10 Tetor 2025, 17:18 Nga M.L
Si po e përballon ish-presidenti burgun? Avokati i Ilir Metës: Po
Ilir Meta

TIRANA- Avokati i Metës, Kujtim Cakrani është shprehur se ish-presidenti i vendit po shkruan një libër, i cili sipas tij, do të trondisë politikën shqiptare. Në një intervistë për Top Channel, Cakrani deklaroi se kryetari i Partisë së Lirisë do tu tregojë  se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare, duke shtuar se po hedh në faqet e tij edhe kujtimet e veta dhe veprimtarine e tij politike. 

“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti Monte Kristo i politikës shqiptare”, shtoi avokati./ Dosja.al

kujtim cakrani ilir meta

Sondazh

Poll