Art&Argëtim

5 Shkurt 2020, 21:26 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas daljes së saj në emisionin “Shqipëria Live”.

Me anë të një reagimi në Instastory, Shkira zbulon për ndjekësit e saj se para se të shkonte në emision, tema që i kishin thënë ishte tjetër nga ajo për të cilin foli gjatë transmetimit “live”. Gjë që Eixhelit nuk i kishte pëlqyer.

“Pranova të shkoja në atë emision sot sepse mu prezantua komplet temë tjetër që supozohej lidhej me emisionin tim dhe eksperiencën e re në këtë fushë…Totalisht e papërgatitur dhe jashtë dijenisë timë për temën që realisht do trajtohej! Tentativa të tilla për të vënë pabesisht dikë janë tepër të ulta dhe totalisht dashakeqe! Gëzoni me dy tre tituj lajmesh ishalla ju kam zbukuaruar ditën,”-shkruan moderatorja në rrjetin e saj social.

Tema e trajtuar gjatë emisionit të sotëm ishte: Çfarë i bën futbollistët kaq seksi? Fama, paratë apo fiziku? Gjatë emisionit, ajo u shpreh se nëpër qytet, referuar Tiranës, ka parë plot djem të bukur si në fushën e muzikës, televizionit apo edhe të fushave të tjera. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira einxhel shkira

Sondazh

Poll