Aktualitet

"Kemi prindërit e sëmurë", revoltohet gjykatësi anglez: Kriminelët shqiptarë përdorin të njëjtin justufikim, merren me drogë e krime dhe shfajësohen në gjyq

Gjatë ndalimit nga policia më 16 gusht, në të brendshmet e tij u gjet një çorape me 11 qese kokainë me vlerë 407 paund, ndërsa iu sekuestruan edhe 245 paund të tjera para të gatshme.

9 Tetor 2025, 22:48 Nga M.L
"Kemi prindërit e sëmurë", revoltohet gjykatësi
Ilber Gjoka

ANGLI- Një gjykatës britanik ka komentuar justifikimet e përsëritura nga shtetas shqiptarë të kapur me drogë, duke vënë në pikëpyetje sistemin shëndetësor shqiptar. Komentet u bënë pas dy rasteve të ndara, por me arsyetime të ngjashme për përfshirjen në veprimtari kriminale.

Në një seancë në Gjykatën e Lartë të Exeter, u trajtua çështja e Ilber Gjokës, 30 vjeç, i cili u kap duke transportuar kokainë në zonën e Barnstaple, Devon. Gjatë ndalimit nga policia më 16 gusht, në të brendshmet e tij u gjet një çorape me 11 qese kokainë me vlerë 407 paund, ndërsa iu sekuestruan edhe 245 paund të tjera para të gatshme.

Gjoka pranoi se kishte hyrë në tregtinë e drogës për të paguar një borxh dhe për të ndihmuar financiarisht babanë e tij të sëmurë në Shqipëri. Pas këtij dëshmimi, gjykatësi James Patrick komentoi: Duhet të ketë shumë njerëz të sëmurë në Shqipëri. Është rasti i dytë sot që dëgjoj të njëjtën histori, herën e parë ishte për një nënë të sëmurë.

Pak orë më parë, po i njëjti gjykatës kishte dënuar Argent Balën për një vepër tjetër penale, kultivim kanabisi në një zonë industriale në South Brent. Edhe ai kishte përmendur probleme familjare dhe mungesën e të ardhurave.

Gjykatësi shtoi me ironi se Shqipëria "nuk ka një Shërbim Kombëtar Shëndetësor", duke lënë të kuptohet se shumë shqiptarë po e përdorin gjendjen shëndetësore të familjarëve si justifikim për veprimtari kriminale.

Ilber Gjoka, i cili rezulton pa precedentë penalë në Britani, u dënua me 20 muaj burg për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Gjykata pranoi se ai e kishte pranuar fajin që në fazat e para dhe se ndoshta do të vuajë 40% të dënimit, por u la të kuptohej se ai mund të dëbohet nga Britania pas përfundimit të vuajtjes së dënimit./ Dosja.al

ilber gjoka

Sondazh

Poll