Aktualitet

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët, i shoqëruar me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore.

10 Tetor 2025, 07:19 Nga E.d
Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit
Foto ilustruse

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, i shoqëruar me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet intensifikim i saj deri në 12 m/s. Sa i takon detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitet detar./Dosja.al

 

moti 10 tetor era istrefi

Sondazh

Poll