9 Tetor 2025, 21:38
Nga M.L
Punonjësi që u dhunua, Kozma Kukli
VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës si autorë të dyshuar të dhunimit brutal të 61-vjeçarit Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. Mësohet se Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj, janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobët kanë dhunuar fizikisht me sende të forta 61-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë. Bëhet me dije se dy personat e vënë në pranga nga policia e Vlorës, janë me precedent të mëparshëm penal për 'plagosje e rëndë me dashje', kryer me armë zjarri; dhe 'prodhim dhe shitje e narkotikëve'; ndërsa tani mbi to rëndon vepra penale 'plagosja e rëndë me dashje' e kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
* E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;
* K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles. Mësohet se është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. Kukli ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës. Siç shihet edhe në pamje 70-vjeçari duket i 'larë' në gjak dhe fasho në kokë.
Nga spitali i Vlorës ai ka dëshmuar se dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim. Më pas banorët kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Gjithashtu mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin. Megjithatë ende nuk dihen detaje të mëtejshme, por njoftim zyrtar nga policia./ Dosja.al
vlore
Aktualitet
9 Tetor 2025, 21:17
E. D
Bekim Halilaj
BELGJIKË- The Sun ka publikuar një investigim për vrasjen e shqiptarit Bekim Halilaj dhe mënyrën sesi 'gangsterë...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 21:32
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa media për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 20:40
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar vendo...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 20:04
E. D
I dhunuari Kozma Kukli
VLORË- Një ngjarjes e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë rreth orës 14:00, përballë tre...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 19:13
E. D
droga e sekuestruar
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke i shitur kokainë një...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 18:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe p...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 18:33
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin shpjeg...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 18:36
foto ilustruese
KOSOVË- Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vuksanoviq, janë deklaruar të pafajshëm për akuz&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 18:26
M.L
Elvis Shkambi
TIRANA- Avokati Kujtim Ibra, përfaqësues ligjor i Elvis Shkambit, autorit të dyshuar të vrasjes s&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 18:18
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. ...