Bota

Shpallet sot fituesi i Çmimit Nobel për Paqen/ Donald Trump në pritje të tij, a do e mund ta fitojë vallë ?

Trump ka bërë të mundur vendosjen dhe zbatimin e një plani për armëpushim mes Gazës dhe Izraelit.

10 Tetor 2025, 09:41 Nga E.d
Shpallet sot fituesi i Çmimit Nobel për Paqen/ Donald Trump në
Donald Trump

NORVEGJI-  Instituti Norvegjez i Nobelit në botë do të shpallë sot në Oslo fituesin e çmimit Nobel për Paqen. Ndër emrat më të diskutuar është President i Amerikës Donald Trump. Trump ka bërë të mundur, vendosjen dhe zbatimin e një plani për armëpushim mes Gazës dhe Izraelit. Nisur nga kjo, shumë palestinezë kanë kërkuar një çmim Nobel për Paqen kundrejt tij.

Këtë vit, janë nominuar 338 individë dhe organizata, por emrat e tyre mbahen sekret për gjysmë shekulli. Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka bërë të qartë vazhdimisht se e dëshiron çmimin, por shumë ekspertë parashikojnë se ai ka pak shanse. Presidenti Trump është shprehur optimist se mund ta fitojë këtë çmim. Kjo pasi sipas tij, ai ka bërë të mundur diçka që për shumë të tjerë ishte e pamundur.

Ndërkohë që pritet të merret vendimi përfudimtar në orët në vazhdim, se kush do e fitoj Çmimin Nobel për Paqen këtë vit. Çmimi i vitit 2024 iu dha Nihon Hidankyo, Konfederatës Japoneze të Organizatave të Vuajturve nga Bombat Atomike dhe H, për përpjekjet e saj për të arritur një botë pa armë bërthamore./Dosja.al

donald trump oslo nobel

Sondazh

Poll