9 Tetor 2025, 20:47
Nga M.L
Foto ilustruese
BELGJIKË- Tre të rinj u arrestuan në Antverp të hënën me akuzën e planifikimit të një “sulmi terrorist të frymëzuar nga xhihadistët” që synonte kryeministrin belg duke përdorur një dron, thanë gazetat belge.
Kryeministri belg Bart De Wever ishte objektivi, sipas autoriteteve gjyqësore. Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për “tentativë vrasjeje terroriste dhe pjesëmarrje në veprimin e një grupi terrorist”, shpjegoi kreu i zyrës së prokurorit federal, Anne Franssen, në një konferencë për shtyp në Bruksel.
“Disa prova sugjerojnë se qëllimi i tyre ishte të kryenin një sulm terrorist me frymëzim xhihadist kundër politikanëve. Ka gjithashtu indikacione se qëllimi i tyre ishte të ndërtonin një dron të cilit do t’i bashkëngjisnin një ngarkesë”, shtoi ajo.
Zyra e prokurorit nuk dha detaje të mëtejshme rreth “politikanëve” të synuar, por mediat raportuan se kryeministri ishte objektivi. Sipas shtypit, policia kontrolloi një shtëpi disa qindra metra larg rezidencës së Bart De Wever në Antwerp.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, u gjet një pajisje shpërthyese e improvizuar, e cila ende nuk ishte funksionale, si dhe një çantë shpine që përmbante topa metalikë. Një printer 3D u gjet në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, “të cilin dyshojmë se do ta përdornin për të prodhuar objekte që do t’u shërbenin në kryerjen e sulmit”, tha Fransen.
Të dyshuarit janë të gjithë të rritur, të lindur në vitet 2001, 2002 dhe 2007. Të dy dhanë deklarata në policinë gjyqësore dhe do të nxirren para një hetuesi nesër. I treti u lirua./ Dosja.al
belgjike
Bota
9 Tetor 2025, 19:53
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një grua 25-vjeçare u arrestua në zonën më të gjerë të Reggio Calabria-s, me akuz&eum...
Bota
9 Tetor 2025, 19:22
M.L
Foto nga vendngjarja
AZERBJAXHAN- Në një zhvillim të paprecedentë, Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar publikisht se mbrojtja...
Bota
9 Tetor 2025, 19:02
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë mendimin e tij mbi një marrëveshje të ...
Bota
9 Tetor 2025, 19:03
M.L
Foto ilustruese
KINA- Miliona kinezë u përballën me radhë të mëdha në rrugë të hënën, m&eu...
Bota
9 Tetor 2025, 17:16
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti Trump tha të mërkurën se pret që Hamasi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura iz...
Bota
9 Tetor 2025, 15:04
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË – Palestinezët po shohin si udhëheqës dhe shpëtimtar të tyre Marwan Barghouti. Barghouti ka qe...
Bota
9 Tetor 2025, 13:41
I.A
Ursula von der Leyen
STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka mbijetuar me lehtësi dy mocioneve të votëbesim...
Bota
9 Tetor 2025, 13:10
I.A
SUEDI- Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez László Krasznahorkai. Duk...
Bota
9 Tetor 2025, 09:04
E.d
Gustavo Petro
KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHB...
Bota
9 Tetor 2025, 08:16
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË - Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, kanë kërkuar që ti jepet Çmimin N...