Bota

Arrihet marrëveshja e Paqes nga Trump/ Izraeli miraton armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve

Miratimi nga kabineti i Izraelit erdhi pasi Trump dhe kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, deklaruan secili se lufta në Gaza kishte mbaruar.

10 Tetor 2025, 07:50 Nga E.d
Arrihet marrëveshja e Paqes nga Trump/ Izraeli miraton armëpushimin
Foto ilustruse

IZRAEL - Qeveria e Izraelit ka miratuuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump, që hap rrugën për një armëpushim në luftën dyvjeçare në Gaza dhe kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi. Miratimi nga kabineti i Izraelit erdhi pasi Trump dhe kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, deklaruan secili se lufta në Gaza kishte mbaruar.

Në një fjalim televiziv, al-Hayya tha se Izraeli dhe Hamasi tha se kishin arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës dhe se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë garanci se ajo kishte mbaruar. Mediat e huaja raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 200 trupa në Izrael për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Zyrtarët e lartë thanë se Komanda Qendrore e SHBA-së, e udhëhequr nga Admirali Brad Cooper, do të krijojë një qendër koordinimi civil-ushtarak në Izrael për të ofruar mbështetje sigurie dhe humanitare. Trupat amerikane do t'u bashkohen ushtarëve nga vendet e rajonit, përfshirë Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të ofruar mbikëqyrje. Trupat amerikane nuk kanë për qëllim të hyjnë në Gaza. Trupat janë kryesisht planifikues ushtarakë dhe specialistë në logjistikë, siguri dhe fusha të tjera mbështetjeje./Dosja.al
 
 

shba gaza izrael

Sondazh

Poll