Sport

Edi Reja mbush sot 80 vjeç, zbulon ritualin e tij të ditëlindjes që e prishi kur drejtonte Shqipërinë!

Gjatë intervistës Reja rrëfen me krenari për arritjet në vendin tonë kur vendos në pah kalimin e Shqipërisë nga Grupi C në Grupin B të Nations League.

10 Tetor 2025, 01:06 Nga DOSJA
Edi Reja mbush sot 80 vjeç, zbulon ritualin e tij të

ITALI - Ish-trajneri kuqezi Edoardo Reja do të festoon sot 80-vjetorin e lindjes. Trajneri italian, karriera e të cilit nisi në fillimin e viteve ’60, edhe këtë përvjetor do ta festojë duke bërë atë që adhuron më shumë, të lundrojë me vela në brigjet e Triestes.

“Gjithmonë e kam bërë këtë në ditën e ditëlindjes, përveç kur isha trajner i Shqipërisë, sepse data e lundrimit përkiste me angazhimet e kombëtareve”, rrëfen Reja për “La Gazzetta dello Sport”.

Shqipëria ishte kapitulli i fundit i një historie të gjatë, e cila nisi në fillimin e viteve ’60. “Isha vetëm 16 vjeç kur më kërkoi Spal i Paolo Mazza-s. Ai çast më ndryshoi jetën”, rrëfen Reja. Gjatë intervistës Reja rrëfen me krenari për arritjet në vendin tonë kur vendos në pah kalimin e Shqipërisë nga Grupi C në Grupin B të Nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll