Sport

VIDEO/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër drejt Nishit…

Ekipi kuqezi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në Leskovc, në orën 17:30, për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

9 Tetor 2025, 19:19 Nga DOSJA

VIDEO/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj

TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

Konferenca për mediat e trajnerit Sylvinho do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2025, 17:14

Kthimi i Pogba te Monaco është shtyrë…

FRANCE - Paul Pogba ishte në orar. Monaco dhe ylli i transferimeve verore të ASM kishin vendosur një afat prej afërsisht tre muajsh para se ...