Sport

Artem Dovbyk është penduar: "Duhet ta kisha gjuajtur edhe penalltinë e tretë!"

Edhe pse u pengua dy herë nga portieri i Lille, Berke Özer, javën e kaluar në Europa League, sulmuesi i Romës, Artem Dovbyk, këmbënguli të enjten se "duhet ta kishte gjuajtur ai edhe penalltinë e tretë". Ukrainasi u zëvendësua nga shoku i skuadrës Matias Soulé në përpjekjen e fundit të Romës.

9 Tetor 2025, 18:37 Nga DOSJA
Artem Dovbyk është penduar: "Duhet ta kisha gjuajtur edhe

ITALI - Artem Dovbyk pati një natë të tmerrshme të enjten e kaluar, gjatë humbjes 1-0 të AS Roma ndaj Lille në Europa League. Në minutat e fundit të ndeshjes, portieri i Lille, Berke Özer, i priti dy herë penalltinë ukrainasit.

Më pas, ai e la shokun e skuadrës Matias Soulé të bënte përpjekjen e tretë dhe të fundit, pa pasur sukses edhe nga argjentinasi. Megjithatë, Dovbyk është i bindur se duhej të kishte këmbëngulur për ta ekzkutuar edhe penalltinë e tretë.

"E vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk e ekzekutova penalltinë e tretë", tha ai në një video të filmuar gjatë seancës stërvitore të ekipit kombëtar ukrainas.

I pyetur për besimin e tij te Soulé, ai e shmangu çështjen. "Nuk e di, thjesht ndodhi dhe nuk ka kuptim të flas për të tani. E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se duhet ta kisha ekzekutuar penalltinë e tretë", përsëriti ai.

Dovbyk, i cili hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 78-të, e përfundoi ndeshjen pa asnjë gjuajtje dhe nuk arriti ta parandalonte humbjen e AS Romës. Këtë sezon, ukrainasi ka bërë shtatë paraqitje (1 gol, 1 asist), por ka qenë titullar vetëm tre herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2025, 17:14

Kthimi i Pogba te Monaco është shtyrë…

FRANCE - Paul Pogba ishte në orar. Monaco dhe ylli i transferimeve verore të ASM kishin vendosur një afat prej afërsisht tre muajsh para se ...