Sport

FSHF & Ambasada e Holandës përkujtojnë ndeshjen 17 Nëntori-Ajax, në kuadër edhe të 55-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike...

Presidenti Duka theksoi se futbolli ka një fuqi të veçantë për të bashkuar popujt dhe për të ndërtuar ura miqësie përtej politikës, duke nënvizuar se “futbolli i paraprin diplomacisë dhe krijon lidhje që shkojnë përtej fushës së lojës”.

9 Tetor 2025, 18:20 Nga DOSJA

FSHF & Ambasada e Holandës përkujtojnë ndeshjen 17

TIRANE - Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua sot një event i veçantë i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze dhe 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kjo ngjarje përkoi gjithashtu me përvjetorin e ndeshjes historike mes 17 Nëntorit dhe Ajaxit, e zhvilluar dekada më parë dhe që mbetet një kujtim i paharruar për tifozët shqiptarë.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ish-futbollistë të dy skuadrave të asaj kohe si Arie Haan, i cili ka qenë edhe trajner i ekipit tonë kombëtar (2008-2009), Ruudi Krol, Niko Xhaçka, Arben Çela, si edhe shumë ish-futbollistë të shquar, personalitete, gazetarë etj.

FSHF & Ambasada e Holandës përkujtojnë ndeshjen 17

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Duka vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ndeshjeje që ka mbetur në kujtesën e futbollit shqiptar, duke përshëndetur protagonistët e asaj kohe, si dhe figurat e njohura të futbollit holandez, Rudi Krol dhe Arie Haan, të pranishëm në ceremoni.

Ai theksoi se futbolli ka një fuqi të veçantë për të bashkuar popujt dhe për të ndërtuar ura miqësie përtej politikës, duke nënvizuar se “futbolli i paraprin diplomacisë dhe krijon lidhje që shkojnë përtej fushës së lojës”.

Presidenti Duka vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Holandës, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në atë sportiv, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me Federatën Holandeze të Futbollit dhe shembuj konkretë si finalja e parë e Conference League të zhvilluar në Tiranë, ku mori pjesë klubi Feyenoord.

Në mbyllje, presidenti Duka falënderoi Ambasadën Holandeze për partneritetin dhe theksoi se Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që promovojnë kulturën, sportin dhe miqësinë mes popujve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos në Shqipëri falënderoi presidentin e FSHF-së për mikpritjen dhe organizimin e këtij eventi simbolik, duke theksuar rëndësinë që ka sporti në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

FSHF & Ambasada e Holandës përkujtojnë ndeshjen 17

Në kuadër të eventit u zhvillua një panel diskutimi me katër protagonistë të ndeshjes historike: Ari Haan dhe Ruud Krol, ish-lojtarë të Ajax-it të asaj periudhe, si edhe Niko Xhaçka dhe Arben Çela nga 17 Nëntori, të cilët ndanë kujtimet dhe emocionet e asaj përballjeje simbolike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2025, 17:14

Kthimi i Pogba te Monaco është shtyrë…

FRANCE - Paul Pogba ishte në orar. Monaco dhe ylli i transferimeve verore të ASM kishin vendosur një afat prej afërsisht tre muajsh para se ...