Aktualitet

Gara për Kreun e ri të SPAK/ Zyrtarizohen kandidatët, kush janë katër prokurorët që shprehën interes (EMRAT)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se katër kandidatë që do të garojnë për Kreun e SPAK janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.

9 Tetor 2025, 16:16 Nga E. D
Gara për Kreun e ri të SPAK/
SPAK

TIRANË- Emrat e katër kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme janë zyrtarizuar. Bëhet me dije se katër kandidatë që do të garojnë për Kreun e SPAK janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidim. Njëri nga katër Prokurorët do të jetë Kreu i SPAK, pasi më 18 dhjetor Altin Dumanit i përfundon mandati. 

Njoftimi për Mediat:

Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK

Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:

* Klodian Braho
* Elvin Gokaj
* Doloreza Musabelliu
* Adnan Xholi

spak klodian braho elvin gokaj doloreza musabelliu adnan xholi

Sondazh

Poll