Aktualitet

Digjen 170 dele në stallën e bagëtive në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Pronari i stallës Agjërim Kapa ka thënë se 170 dele janë djegur.

9 Tetor 2025, 15:23 Nga E.d
Digjen 170 dele në stallën e bagëtive në Pogradec, dyshohet
Foto ilustruse

POGRADEC - Një stallë me bagëti është përfshirë nga flakët, në fshatin Çërravë të Pogradecit. Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur një sasi e madhe bagëtish. Pronari i stallës Agjërim Kapa ka thënë se 170 dele janë djegur.

Nuk raportohet për dëmë në njerëz, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar, se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit. Policia dyshon se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike./Dosja.al

 

 

pogradec 170 dele zjarr

Sondazh

Poll