Aktualitet

Vrau Visart Cungun në vitin 2023, dënohet me 24 vite burg Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’

Kobra është dënuar për vrasjen e të riut nga Kukësi me 23 vite burg, ndërsa me 2 vite burg është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.

9 Tetor 2025, 13:59 Nga I.A
Vrau Visart Cungun në vitin 2023, dënohet me 24 vite burg Dibran
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Gjykata e Prizrenit Dibran Hoxhaj është dënuar ditën e sotme me 24 vite burg. Kobra është dënuar për vrasjen e të riut nga Kukësi me 23 vite burg, ndërsa me 2 vite burg është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. Në total, ai do të vuajë një dënim prej 24 vjetësh.

Ndërsa po ashtu i akuzuari tjetër Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale të ndryshme. Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur./Dosja.al

kobra dibran hoxhaj visar cengu rufgen shehu

Sondazh

Poll