Politike

PS rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Bardhi: Kushtetuta e detyron të japë llogari në Kuvend

Ai tha se një grup deputetësh nga opozita i kishin përgaditur Kryeministrit disa pyetje, ku kërkoin informacion nëse Artur Shehu kishte përfituat licenca apo leje në Shqipëri.

9 Tetor 2025, 11:18 Nga E.d

PS rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën,

TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha Kushtetua e detyron kryeministrin Rama të japë llogari në Kuvend mbi dosjen Aruba. Gjatë seancës parlamentare Bardhi tha se ndonëse mazhoranca e rrëzoi kërkesën e opozitës për interpelancë me Ramën, kushtetuta e detyron atë të japë llogari. Ai tha se një grup deputetësh nga opozita i kishin përgaditur Kryeministrit disa pyetje, ku kërkoin informacion nëse Artur Shehu kishte përfituat licenca apo leje në Shqipëri.

Një grup deputetësh kërkuan interpelancë me kryeministrin e Shqipërisë, i cili sipas Kushtetutës, nuk e  ka zgjedhje, por e ka për detyrim që të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e kryetarit të Kuvendit, i kërkonim informacion kryeministrit nëse Artur Shehu, ka përfituar apo jo leje, licenca, apo koncesione në Shqipëri, i kërkuam shpjegime se çfarë masash ka marrë ai si drejtues i këshillit të ministrave. Kryetari i kuvendit në gjysmë e faqes thotë se kërkesa juaj për informim nuk përben aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së këshillit të ministrave“, u shpreh Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi pd kuvend

Sondazh

Poll