Bota

Taksa 100% ndaj mallrave/ Vjosa Osmani: Do ta heqim, por Serbia duhet të plotësojë kushtin e vetëm

5 Shkurt 2020, 16:14 Nga DOSJA
Taksa 100% ndaj mallrave/ Vjosa Osmani: Do ta heqim, por Serbia duhet të

KOSOVË– Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli për taksën ndaj mallrave serbe, ku ka deklaruar se Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës. Kryeparlamentarja Osmani në takimin që zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, tha se për të hequr këtë tarifë, Serbia duhet të mbyllë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës përmes metodave ilegale. Sipas saj, kjo është aryeja pse është minuar dialogu Prishtinë-Beograd.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit. Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik. Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut. Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces”, u shpreh Vjosa Osmani.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni taksa ndaj mallrave serbe vjosa osmani taksa ndaj mallrave serbe vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 15:14

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...

Bota 5 Shkurt 2020, 11:43

OBSH: Koronavirusi nuk është ende një pandemi

KINË– Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë p...