Aktualitet

Ndryshime në Polici/ Largohet pas 4 vitesh Altin Qato, EMRI që e zëvendëson në krye të Policisë Rrugore! Ndryshime edhe në Sektorin e Narkotikëve në kryeqytet dhe Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër 

Në vend të Qatos pritet të emërohet Perlat Vatoci, i cili aktualisht mban postin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vatoci nuk është i panjohur për strukturat e rendit, pasi më herët ka shërbyer si drejtor i policisë në Kukës dhe Gjirokastër, duke pasur një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu.

8 Tetor 2025, 18:32 Nga M.L
Ndryshime në Polici/ Largohet pas 4 vitesh Altin Qato, EMRI që e
Altin Qato

TIRANA- Pas katër vitesh në krye të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Altin Qato pritet të largohet nga detyra. Burime për mediat bëjnë me dije se ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.

Në vend të Qatos pritet të emërohet Perlat Vatoci, i cili aktualisht mban postin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vatoci nuk është i panjohur për strukturat e rendit, pasi më herët ka shërbyer si drejtor i policisë në Kukës dhe Gjirokastër, duke pasur një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu.

Burime pranë institucionit bëjnë me dije se ndryshimet janë pjesë e një riorganizimi të brendshëm, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe forcimin e kontrollit në sektorët operativë dhe të sigurisë rrugore.

Arbër Zemani, më parë Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë, është ngritur në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.

Ndërsa Adrit Elmazi, i cili drejtonte më parë këtë strukturë në Shkodër, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë funksionin e Specialistit në Drejtorinë Strategjike./ Dosja.al

altin qato perlat vatoci

Sondazh

Poll