Bota

TRONDITËSE! Këngëtarë e aktorë të filmave më të ndjekur, 19 emra të famshëm turq nën hetim për lëndë narkotike

Në listën e personave nën hetim përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu.

8 Tetor 2025, 17:34 Nga M.L
TRONDITËSE! Këngëtarë e aktorë të filmave më
Foto ilustruese

TURQI- Autoritetet turke kanë nisur një hetim penal ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, të dyshuar për përdorim të substancave narkotike, mes të cilëve ndodhen emra të njohur të muzikës, televizionit dhe rrjeteve sociale. Në listën e personave nën hetim përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, procedimi është hapur në bazë të nenit të Kodit Penal të Turqisë që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese. Deri më tani, nuk janë lëshuar urdhra arresti, por të gjithë personat nën hetim janë thirrur për të dhënë dëshmi dhe për të kryer analiza toksikologjike në laboratorë të specializuar.

Operacioni është zhvilluar nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila ka shoqëruar personazhet publikë në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas në ambientet e autoriteteve për dhënien e deklaratave.

Përveç emrave të përmendur, në listën e hetimit përfshihen gjithashtu Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yıldırım, Mert Yazıcıoğlu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Özge Özpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Meriç Aral, Birce Akalay dhe avokatja Feyza Altun.

Ligji turk nuk parashikon automatikisht burgim për përdorim personal të substancave narkotike. Në raste të tilla, personat mund të detyrohen të ndjekin trajtim mjekësor ose programe rehabilitimi, apo të vendosen nën mbikëqyrje provizore, në varësi të vendimit të prokurorisë dhe ekspertëve.

Hetimet janë aktualisht në fazën fillestare dhe pritet të përqendrohen në rezultatet e analizave toksikologjike dhe vlerësimet ligjore që do të pasojnë./ Dosja.al

aktore kengetare turqi

Sondazh

Poll