Bota

Stuhia e dëborës bllokon 1000 alpinistë në Everest, qindra prej tyre evakuohen, 200 të tjerë në pritje

Autoritetet vendase të shpërtimit kanë mundur të evakuajonë qindra prej tyre ndërkohë që 200 alpinistë të tjerë janë në pritje.

6 Tetor 2025, 10:22 Nga E.d
Stuhia e dëborës bllokon 1000 alpinistë në Everest, qindra
Foto ilustruse

KINË- Mbi 1000 alpinistë kanë mbetur të bllokuar në Everest, malin më të lartë në botë. Autoritetet vendase të shpërtimit kanë mundur të evakuajonë qindra prej tyre ndërkohë që 200 alpinistë të tjerë janë në pritje. Mediat e huaja shkruajnë se stuhia e dëborës erdhi ndërsa Kina po festonte festën e saj një javore për themelimin e vendit. Rruga që alpinistët kanë ndjekur është nëpër lugina, të cilat janë mbi 16,000 metra lartësi. Kjo e ka bërë shpëtimin e tyre më sfidues dhe më të vështirë.
 
"Shumë njerëz zbritën me ne. Por të gjithë po lëviznin ngadalë. Rruga ishte shumë e rrëshqitshme. Unë vazhdoja të bija për shkak të akullit,” tha për mediat një apliniste e cila kishte shpëtuar.
 
Autoriotetet po punojnë për të shpëtuar alpinistët e tjerë, por kushtet atmosferike nuk janë në favor të tyre. Zona piktoreske e Everestit në Kinë pa një rekord prej 540,000 vizitorësh vitin e kaluar, sipas mediave shtetërore./Dosja.al

everest 1000 persona stuhi

Sondazh

Poll