Bota

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras jep dorëheqjen si deputet i SYRIZA-s: Nuk po jap dorëheqjen nga veprimi politik

Tsipras deklaroi përmes një postim në rrjetet e tij sociale se po jep dorëheqjen si deputet, po jo nga veprimi i tij politik.

6 Tetor 2025, 09:56 Nga E.d
Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras jep dorëheqjen si deputet i SYRIZA-s:
Alexis Tsipras

GREQI - Ish-kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen si detuputet i SYRIZA-s. Tsipras deklaroi përmes një postim në rrjetet e tij sociale se po jep dorëheqjen si deputet, po jo nga veprimi i tij politik.

“Unë po jap dorëheqjen si deputet i SYRIZA-s, por nuk po jap dorëheqjen nga veprimi politik”, shkroi Alexis Tsipras në rrjeytet e tij sociale.

Mediat greke raportojnë se ish-kryeministri u shpreh se nuk ishte një vendim i lehtë, ndërsa pohoi se nuk mund ta vazhdonte më postin e tij si deputet, ndonëse i kishte dhënë shumë privilegje. Në deklaratën e tij të dorëheqjes drejtuar Kryetarit të Parlamentit Tsipras shprehet se nuk dëshiron të marrë pjesë formalisht në një parlament i cili supozon se është demokratik, por nuk është në gjendje të përmbushë rolin që mandaton Kushtetuta dhe që kërkojnë qytetarët.

“Unë jap dorëheqjen sepse nuk mundem dhe nuk dua ta mbaj detyrën e deputetit, me të gjitha privilegjet që kjo sjell, kur ndiej se pjesëmarrja ime, veçanërisht me statusin e veçantë të ish-Kryeministrit, nuk u ofron asgjë thelbësore atyre që më besuan. Sepse nuk mundem dhe nuk dua të marr pjesë formalisht në një Parlament që, i zhveshur në mënyrë demokratike, me përgjegjësinë kryesisht të shumicës, nuk është në gjendje të përmbushë rolin që mandaton Kushtetuta dhe që kërkojnë qytetarët. Megjithatë, unë po jap dorëheqjen si deputet i SYRIZA-s, nuk po jap dorëheqjen nga veprimi politik,” ka deklaruar ish-kryeministri Alexis Tsipras./Dosja.al

greqi ish-kryeministri alexis tsipras

Sondazh

Poll