Politike

Berisha: Përdorimi i drejtësisë si armë politike nga narkoshteti është kriminalizimi më i madh që Rama i ka bërë këtij sistemi

Gjatë një deklaratë për gazetarët, Berisha u shpreh se atentati ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja dëshmon një shkallë të lartë korrupsioni në rang kombëtar.

7 Tetor 2025, 13:00 Nga I.A

Berisha: Përdorimi i drejtësisë si armë politike nga

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se përdorimi i drejtësisë si armë politike nga shteti është kriminalizimi më i madh që Rama i ka bërë sistemit. Gjatë një deklaratë për gazetarët, Berisha u shpreh se atentati ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja dëshmon një shkallë të lartë korrupsioni në rang kombëtar.

Ai tha se sistemi i drejtësisë është kthyer në një biznes, ku qytetarërt duhet të paguajë në mënyrë që të afrojnë shqyrtimin e dosjes. Berisha nuk la pa akuzuar as prokurorët dhe gjykatësit, të cilët sipas tij manipulojnë, falsifikojë dhe zhdukin dokumenta të cilat ju interesojnë. Në fund, kreu i PD-së tha se asgjë nuk mund ta justifikojë krimin e kryer, sidomos ndaj një njeriu të ligjit.

"Duke theksuar përsëri se asgjë nuk përligj krimin horror, ekzekutimin e gjykatësit në sallën e gjyqit, por askush nuk mund të mohojë se ai krim makabër dëshmon për shkallën e tmerrshme të korrupsionit të gjithanshëm që ka pushtuar vendin, dhe në rastin konkret, sistemin e drejtësisë, siç faktohet kjo nga organizatat prestigjioze ndërkombëtare. Sot ryshfeti dhe gjoba për qytetarin shqiptar në sistemin e drejtësisë është shumëfishuar krahasuar kjo me çdo kohë para saj. Qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qimet e kokës vetëm e vetëm për të mundur me afrue shqyrtimin e dosjes së tyre nga gjykata.

Pale pastaj për vendimin. Sot, dosjet e prokurorëve dhe gjykatësve janë objekt falsifikimesh, manipulimesh, zhdukjesh dokumentesh, krimi flagrant pra, absolutisht njëlloj si në kohën kur ato administroheshin nga hetuesit e sigurimit të shtetit apo gjykatat popullore të diktaturës. Së fundmi theksoj se asgjë nuk përligj absolutisht asgjë, marrjen e jetës së një njeriut, aq më tepër të një gjykatësi në drejtësi, por përdorimi i drejtësisë si armë politike nga narkoshteti është kriminalizimi dhe dështimi i saj më i madh që Ramaduro i ka bërë këtij sistemi. Kurrë ndonjëherë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike që është sot," tha Berisha./Dosja.al

pd sali berisha astrit kalaja

Sondazh

Poll