Politike

Shqipëria anëtare e SEPA-s, Rama: Qytetarët shqiptarë do të paguajnë komisione më të ulëta për transfertat e parave

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se duke filluar që sot, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta.

7 Tetor 2025, 12:06 Nga I.A

Shqipëria anëtare e SEPA-s, Rama: Qytetarët shqiptarë do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin qw Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se duke filluar që sot, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta. Rama thekson se me anëtarësimin në SEPA, shqiptarët do të kursejnë rreth 20 milionë euro në vitin e parë.

Postimi i Plotë:

RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE. Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit - sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

edi rama

Sondazh

Poll