Politike

"Dënoj ekzekutimin e gjyqtarit"/ Berisha: Kjo vrasje ngjitet në nivelin e krimit shtetëror

Berisha dënoi me forcë ekzekutimin e gjyqtarit, duke e cilësuar atë si një akt që tejkalon kufijtë e kriminalitetit të zakonshëm dhe ngjitet në nivelin e një krimi shtetëror.

7 Tetor 2025, 12:51 Nga I.A
"Dënoj ekzekutimin e gjyqtarit"/ Berisha: Kjo vrasje ngjitet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në sallën e gjyqit, ku u vra gjykatësi Astrit Kalaja. Në deklaratën e tij para gazetarëve, Berisha dënoi me forcë ekzekutimin e gjyqtarit, duke e cilësuar atë si një akt që tejkalon kufijtë e kriminalitetit të zakonshëm dhe ngjitet në nivelin e një krimi shtetëror.

Më tej, Berisha nënvizoi se ky akt i rëndë është pasojë direkte e dështimit total të shtetit për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e zyrtarëve në ushtrimin e detyrës së tyre.

"Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe aq më tepër ekzekutimin në detyrë të zyrtarëve për asnjë lloj arsye, ndaj dhe kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe ekzekutimin e gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit dhe përsëri shpreh ngushëllimet e mia familjes Kalaja.

Por me këtë rast dua të theksoj se ekzekutimi publik në sallën e gjyqit i gjykatësit Kalaja sikur të ishte në një kafene apo mejhane të qytetit, dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Në këtë kuadër, vrasja në sallën e gjyqit e gjykatësit Kalaja ngjitet në nivelin e krimit shtetëror dhe kjo jo se plumbat u shkrehën nga shteti, por se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjitha përgjegjësive dhe detyrimeve shtetërore, qoftë edhe atyre më minimale për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së zyrtarëve të shtetit brenda institucioneve të tyre. Kjo ka vetëm një shpjegim, zëvendësimin e shtetit, e ligjit me Maliqin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll