Politike

Tedi Blushi: Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira e as të barabarta, krimi i organizuar penguan rrotacionin politik

Ai ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se bandat dhe krimi i organizuar penguan rrotacionin politik në Shqipëri.

7 Tetor 2025, 12:26 Nga E.d
Tedi Blushi: Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira e as të
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka thënë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të barabarta. Ai ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se bandat dhe krimi i organizuar penguan rrotacionin politik në Shqipëri. Sipas Blushit nuk është marrë asnjë masë në mënyrë që të garantoheshin zgjedhjet e lira. Për ta mbështetur këtë Blushi solli rastin e Vlorës, ku kutitë e votimit sipas tij u morën peng nga banditë me bexhe. 

Zgjedhjet e 11 majit nu ishin as të lira e as të barabarta. Në PE u tha se bandat dhe krimi i organizuar penguan rrotacionin politik në Shqipëri. Të dëgjoj nga ju përgatitjet që bërë që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme me duket vijim i retorikës politike të kryeministrit. Nuk keni marrë asnjë masë për zgjedhje të lira e të ndershme por u bëtë palë me qeverinë për të shkatërruar standardin e zgjedhjeve. Këtë e konstaton edhe fakti që në Vorë qendrat e votimit u morën peng nga banditë të akredituar me bexhe nga institucioni juaj. Sot duhet të kërkonit ndjesë që jo vetëm nuk zbatuat ligjet, por u bëtë palë qoftë dhe me heshtjen tuaj në shkallmimin e standardeve të zgjedhjeve”, tha ai./Dosja.al

tedi blushi komisioni i ligjeve zgjedhje

Sondazh

Poll