Politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Komisionet parlamentare e nisin punën me një minutë heshtje

Në nderim të gjyqtarit që u ekzekutua ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit, komisionet parlamnetare, në nisje se mbledhjeve janë ngritur në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje. 

7 Tetor 2025, 10:27 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Komisionet parlamentare e nisin punën me
Komisioni parlamentar

TIRANË- Komisionet parlamentare e kanë nisur punën sot me një minutë heshtje ditën e sotme. Në nderim të gjyqtarit që u ekzekutua ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit, komisionet parlamnetare, në nisje se mbledhjeve janë ngritur në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje. 

“Akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja.

Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një gjyqtar është vrarë në krye të detyrës. Para se të fillojmë punimet e Kuvendit, do duhet të mbajmë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij që u vra vetëm sepse ka zbatuar ligjin në një çështje gjyqësore”, tha Gazment Bardhi.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll