Art&Argëtim

‘Kur ishim të rinj”, Agron Llakaj pa bluzë përkrah Romeos tregon muskujt, foto nga palestra

5 Shkurt 2020, 09:53 Nga DOSJA
‘Kur ishim të rinj”, Agron Llakaj pa bluzë përkrah

TIRANË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka vendosur të ndajë një foto në rrjete sociale, përkrah ish-kolegut të tij, Agron Llakajt. Dy aktorët shfaqen në një pozë, që duket e realizuar brenda ambjenteve të nje palestre, ndërsa tregojnë muskulaturën, pa bluzë.

“Agron Llakaj kur ishim djem të rinj,”- shkruan Romeo Veshaj, dhe përkrah ka shënuar edhe datën e fotos, 5 shkurt 2016.

Disa kohë më parë, dy binjakët Veshaj vendosën të shkëpusnin marrëdhëniet e punës me Agron Llakajn, duke u larguar nga emisioni “Al Pazar”, në Vizion Plus. Madje u përfol se shkak për largimin ishte bërë një debat mes dy vëllezërve dhe Agron Llakajt, por aktorët e kanë mohuar, duke treguar se vazhdojnë të jenë miq të mirë.

R.L/Dosja.al

                                                                                

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz agron llakaj al pazar binjaket veshaj donald veshaj romeo veshaj agron llakaj al pazar binjaket veshaj donald veshaj romeo veshaj

Sondazh

Poll