Art&Argëtim

Pse Hollywood-i papritur po tallet me Monarkinë? Nga gjesti i Joaquin Phoenix e deri te shakaja e Brad Pitt, yjet na befasuan

5 Shkurt 2020, 10:25 Nga DOSJA
Pse Hollywood-i papritur po tallet me Monarkinë? Nga gjesti i Joaquin

MBRETËRI E BASHKUAR– Gjithçka nisi me aktori e famshëm hollivudian, Brad Pitt i cili nuk ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve BAFTA, por kur erdhi radha e tij për të marrë çmimin në skenë u ngjit kolegia Margot Robbie. Ajo do të përcillte dhe mesazhin e gatshëm të Pitt për ceremoninë.

 “Hej Britani. Dëgjova që je beqare. Mirë se erdhe në klub!Falenderoj Akademinë për këtë nder të madh. Kam qenë gjithmonë i frikësuar duke pasur parasysh Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike dhe gjigantët që kanë ardhur më parë këtu, kështu që kjo është veçanërisht e rëndësishme. Do ta quaja kupën “Harry”, sepse ai është me të vërtetë i ngazëllyer për kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara,”- ishte mesazhi i Brad Pitt, lexuar nga kolegia e tij margot Robbie.

Monarkia, e cila dikur shihej si një shembull i mirë, është bërë pjesë e një thashethemnaje të madhe që pas largimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, për të jetuar në Kanada.

Gjithashtu aktori, Joaquin Phoenix, mori vëmednjen e gjithë mediave pas gjestit të tij, që u duk si një tallje ndaj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh. Ai u shfaq në video përballë çiftit mbretëror, teksa përkulej në shenjë respekti, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA 2020.
Përshëndetja jokonvencionale ndezi debat në internet mbi faktin nëse Phoenix ishte i sinqertë, ose nëse ai po dëmtonte me përpikëri princin dhe kongresin mbretëror. Vetë William u shfaq i pakënaqur.

Ka pasur një ndarje të ngjashme midis shikuesve mbi shaka të tjera të familjes mbretërore këtë sezon çmimesh.

Edhe aktorja Rebel Willson, bëri dhe pak humor me situatën në familjen mbretërore. Ëillson e nisi fjalimin duke thënë sa e lumtur ndihej në mbretëri me mbretërit Harry dhe Andreë. Madje bëri sikur kërkonte falje pasi quajti mbret, Harry-n sepse ai tashmë kishte hequr dorë nga titulli.

Eksperti i mirësjelljes me qendër në Londër, William Hanson shpjegoi se pjestarët e familjes mbretërore aktualisht janë një ‘synim i lehtë’ për të famshmit, pas vorbullës që përfshiu Pallatin mbretëror, nga largimi i beftë i Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Sipas tij për vite me radhë familja mbretërore është admiruar dhe adhuruar, pasi nuk ishte bërë asnjë gabim. Por ndodhia e fundit, ja ka humbur shkëlqimin Pallatit Mbretëror.

Burimi: Daily Mail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brad pitt joaquin phoenix monarkia pallati mbretëror yjet e hollywood brad pitt joaquin phoenix monarkia pallati mbretëror yjet e hollywood

Sondazh

Poll