Aktualitet

Dy prindërit e moshuar dhe djali i tyre mbetën të bllokuar nga dëbora, Bashkia Tropojë nis operacionon e shpëtimit

Dëbora ka arritur në nivelin 70 cm, ndaj forcat e shpëtimin nuk kanë mundur dot të arrijnë fiks tek vendndodhja e tyre.

3 Tetor 2025, 19:08 Nga E.d
Dy prindërit e moshuar dhe djali i tyre mbetën të bllokuar nga
Foto ilustruse

TROPOJË - Bashkia e Tropojës ka njoftuar se është nisur një grup shpëtimi, për të ndihmuar tre anëtarët e familjes, dy të moshuarit dhe djalin e tyre të cilët kanë mbetur të bllokuar në zonën e Bjeshkës së Javorrit. Dëbora ka arritur në nivelin 70 cm, ndaj forcat e shpëtimin nuk kanë mundur dot të arrijnë fiks tek vendndodhja e tyre.

Bashkia e Tropojës ka njoftuar se ka nisur disa trupa dhe mjete të tjera shtesë, për të shpëtuar personat të cilët kanë mbetur të bllokuar. Nësë shpëtimi i tyre nuk arrihet edhe këtë herë, autoritetet kanë bërë me dije se do të ndërhynë me helikopter, nëse kushtet në terren e kërkojnë një gjë të tillë. Bashika e Tropojës ka lajmëruar se do të njoftojë për cdo zhvillim të ri rreth këtij rasti./Dosja.al

tropojë dëbora 70 cm

Sondazh

Poll