Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie, reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në disa fshatra të Qarkut të Kukësit

Mësohet se përveç rrëshqitjeve të dheut e problematikave të tjera, disa fshatra të Qarkut të Kukësit kanë mbetur pa energji elektirke. Bëhet fjalë për fshatrat Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.

3 Tetor 2025, 09:27 Nga M.L
Rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie, reshjet e dendura të
Foto ilustruese

KUKËS- Reshjet e shiut dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në orët e fundit, kanë sjellë vështirësi në disa segmente rrugore, por pa probleme serioze. Sipas raportimeve zyrtare, të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Mësohet se përveç rrëshqitjeve të dheut e problematikave të tjera, disa fshatra të Qarkut të Kukësit kanë mbetur pa energji elektirke. Bëhet fjalë për fshatrat Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.

Sa i përket qarkut të Tropojës, moti paraqitet i vranët, me reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat janë ulur deri në 3°C.

Pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore kryesore si B.Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kerrnaj, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, B.Curri–Fierzë, B.Curri–Cerrnicë dhe Sopot–Kam janë të qarkullueshme pa ndërprerje.

Situata në Kukës:

Situata e kohës në Qarkun Kukës është e shoqëruar me vrenjtësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh si rezultat i reshjeve. Nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin e rrugëve nacionale dhe mbajtjen funksionale të tyre

* Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

•Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan Nj.Adm Topojan bashkia Kukës, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.

•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës./ Dosja.al

 

 

qarku i kukesit mot i keq rreshiqtje dheu

Sondazh

Poll