Aktualitet

Theri me thikë shokun në mes të rrugës! ZBARDHET krimi në Babrru, autori dhe viktima po pinin alkool së bashku, u konfliktuan për motive banale

Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.

3 Tetor 2025, 08:45 Nga M.L
Theri me thikë shokun në mes të rrugës! ZBARDHET krimi
Viktima

BABRRU- Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë alkool së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.

Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. E ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.

Në momentin që autori i krimit është kapur, ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Edhe në ditë të tjera më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup./ Dosja.al

vrasje me thike babrru

Sondazh

Poll