Aktualitet

Sherri me thika dje në Kamëz/ Zbardhet dinamika e konfliktit, Policia: Arrestohen dy të mitur, njëri prej të plagosurve ende në spital

Blutë bëjnë me dije se në konfliktin për motive banale u përfshinë pesë adoleshentë të moshës 16 vjeç. Gjithashtu mësohet se dy adoleshentë 16-vjeçarë janë vënë në pranga, pasi kanë dëmtuar me mjet prerës dhe me grushte, tre të miturit e tjerë.

3 Tetor 2025, 08:53 Nga E. D
Sherri me thika dje në Kamëz/ Zbardhet dinamika e konfliktit, Policia:
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e sherrit me thika që u regjistrua ditën e djeshme në bulevardin “Nënë Tereza”, mes pesë 16-vjeçarëve. Blutë bëjnë me dije se në konfliktin për motive banale u përfshinë pesë adoleshentë të moshës 16 vjeç. Gjithashtu mësohet se dy adoleshentë 16-vjeçarë janë vënë në pranga, pasi kanë dëmtuar me mjet prerës dhe me grushte, tre të miturit e tjerë.

 Njëri prej të dëmtuarve ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër është jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të është larguar në banesë me dëmtime të lehta. Sakaq, autoritetet po punojnë për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve. Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë. Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta. Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta. Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

sherri ne kamez

Sondazh

Poll