Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira e reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.

3 Tetor 2025, 07:16 Nga M.L
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira e reshje shiu!
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë./ Dosja.al

parashikimi i motit vranesira 3 tetor

Sondazh

Poll