Politike

PS ndez motorrët e fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit/ Rama mbledh sot strukturat politike të kryeqytetit

 Takimi me strukturat politike të PS-së për Tiranën do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit.

3 Tetor 2025, 09:15 Nga E. D
PS ndez motorrët e fushatës për zgjedhjet e parakohshme të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntor. Takimi me strukturat politike të PS-së për Tiranën do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit.

Të pranishëm në takim pritet të jenë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.

Gjithashtu drejtimi i fushatës i është besuar zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërkohë PS vijon organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama ps ogerta manasterliu

Sondazh

Poll