Politike

"Duhet të na kërkosh falje që nuk na urove"/ Rama ironizoi Trump në krah të Macron, mediat ruse i bëjnë jehonë (VIDEO)

Gazeta RT ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump, ku thotë se i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

2 Tetor 2025, 17:07 Nga E. D
"Duhet të na kërkosh falje që nuk na urove"/ Rama
pamje nga takimi

DANIMARKË- Mediat ruse i kanë bërë jehonë batutës së kryeministrit Edi Rama me presidentin frances, Emmanuel Macron dhe udhëheqësin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Gazeta RT ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump, ku thotë se i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Më tej Rama i thotë Macron se duhej të kishte uruar edhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë. Por kjo nuk është hera e parë që Trump thotë se se i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Liderët u takuan në Komunitetin Politik Evropian që u zhvillua në Kopenhagen të Danimarkës. Të pranishëm në këtë samit ishin liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani. Gjithashtu në qendër të diskutimeve ishte Ukraina dhe siguria në Evropë./Dosja.al

edi rama emmanuel macron donald trump

Sondazh

Poll