Politike

Vjosa Osmani zhvillon takim me Mark Rutte: Kosova partnere besnike e NATO-s në sfidat e përbashkëta

Ajo theksoi se ka folur për përkushtimin e Kosovës si një partnere e besueshme e NATO-s për sfidat e përbashkëta.

2 Tetor 2025, 19:01 Nga E. D
Vjosa Osmani zhvillon takim me Mark Rutte: Kosova partnere besnike e NATO-s
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani

DANIMARKË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë. Osmani tha se në këtë takim është diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Më tej, ajo theksoi se ka folur për përkushtimin e Kosovës si një partnere e besueshme e NATO-s për sfidat e përbashkëta.

Postimi i Vjosa Osmanit: 

Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.

vjosa osmani mark rutte

Sondazh

Poll