Politike

Dekreti për zgjedhjet/ Begaj: Në përputhje me parimet kushtetuese, gjykata s'ka marrë vendim

Presidenti më tej tha se  referuar shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e krybashkiakut, vendimi është marrë nga Këshili i Ministrave dhe është propozar nga Këshilli Bashkiak në bazë të mungesës së tij në detyrë dhe jo për shkeljet për të cilat akuzohet.

2 Tetor 2025, 22:07 Nga E. D
Dekreti për zgjedhjet/ Begaj: Në përputhje me parimet
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur mbi dekretin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale dhe debatet e shumta mbi Bashkinë e Tiranës. Në një intervist për "Top Story", Begaj tha se nuk mund të balancohen dekreti i presidentit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti më tej tha se referuar shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e krybashkiakut, vendimi është marrë nga Këshili i Ministrave dhe është propozar nga Këshilli Bashkiak në bazë të mungesës së tij në detyrë dhe jo për shkeljet për të cilat akuzohet. Sa i përket vendimit të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, begaj theksoi se dekreti nuk u mohon të drejtat palëve për t’i çuar pretendimet në instancat përkatëse dhe ende ska vendim nga GJK.

“Nuk mund të vendoset balancë midis dekretit të presidentit dhe vendimit të Kushtetueses. Kryetari i bashkisë është shkarkuar me VKM nga Këshilli i Ministrve pas propozimit të Këshillit Bashkiak, i cili gjeti shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Qeveria në vendimin e shpallur thotë se shkarkimi është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë. Kjo dilemë është konsultuar me ekipin dhe është marrë në analizë çdo pretendim palësh.

Pas një diskutimi. Me siguruan që në respekt të parimeve kushteutese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretetit për zgjedhjet. Me nxjerrjen e dekretit nuk u është mohuar e drejta palëve për të çuar pretendimet në instancat përkatëse. Në dijeni, Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim ende. Nuk mund të aludoj mbi vendimin e GJK, është në të drejtën e saj të zbatojë detyrimin ligjor. Kur nxjerrim një akt, sigurohemi të marrim për bazë çdo pretendim”, tha Begaj.

bajram begaj

Sondazh

Poll