Bota

E përndiqte prej muajsh për të mbledhur prova tradhëtie! 43-vjeçarja vret brutalisht bashkëshortin, e godet 21 herë me thikë pas një sherri

Sipas mediave lokale, 43-vjeçarja Carvalho Aita e goditi partnerin e saj 21 herë me thikë kuzhine në kokë, bust, krahë dhe këmbë gjatë një grindjeje, duke e akuzuar atë për një lidhje jashtëmartesore.

3 Tetor 2025, 07:48 Nga M.L
E përndiqte prej muajsh për të mbledhur prova tradhëtie!
Carvalho Aita

BRAZIL- Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes brutale të bodybuilderit 41-vjeçar Walter de Vargas Aita nga gruaja e tij 43-vjeçare në Brazil në fillim të shtatorit. Sipas mediave lokale, Carvalho Aita e goditi partnerin e saj 21 herë me thikë kuzhine në kokë, bust, krahë dhe këmbë gjatë një grindjeje, duke e akuzuar atë për një lidhje jashtëmartesore.

Sipas raportimeve nga mediat, Carvalho e kishte ndjekur bashkëshortin që nga marsi, duke u përpjekur të gjente prova për pabesinë e tij. Siç raportoi policia, gruaja kishte shkuar aq larg sa kishte hapur vrima në muret e apartamentit të tyre për ta spiunuar, për ta fotografuar ndërsa flinte dhe për t'i dërguar mesazhe kërcënuese, shpesh duke përfunduar me emoji thikash.

E përndiqte prej muajsh për të mbledhur prova tradhëtie!
Walter de Vargas Aita

Në mesazhet audio, ajo e kërcënonte se do të "paguante" për pabesinë e tij të supozuar, ndërsa bodibilderi tha se nuk mund të vazhdonte të jetonte nën kërcënimin e goditjes me thikë. Në të njëjtat mesazhe, 41-vjeçari tha se planifikonte të linte një letër duke e fajësuar atë për vdekjen e tij nëse i ndodhte diçka.

"Ajo besonte se burri i saj kishte pasur marrëdhënie seksuale me njerëz të tjerë për disa muaj para krimit dhe, në më shumë se një rast, shprehu qartë dëshirën e saj për ta vrarë atë për shkak të kësaj", njoftoi një zëdhënës i policisë. Nga ana e saj, Carvalho pranoi se e kishte goditur tre herë me thikë burrin e saj, por pretendoi se e kishte bërë për vetëmbrojtje, pasi, siç tha ajo, thika ishte në dorën e bodybuilder-it në fillim të sherrit.

E përndiqte prej muajsh për të mbledhur prova tradhëtie!

Megjithatë, pretendimet e saj u mohuan nga policia, pasi u njoftua se 41-vjeçari u qëllua me thikë fillimisht në gjumë përpara se të përpiqej të arratisej nga apartamenti. Bodybuilderi brazilian madje ishte ngjitur shkallëve duke lënë gjurmë gjaku në korridore. Dëshmitarët raportuan gjithashtu se e dëgjuan të bërtiste "Zot im, pse po e bën këtë?" gjatë episodit të përgjakshëm të 7 shtatorit./ Dosja.al

carvalho aita walter de vargas aita

Sondazh

Poll