Bota

Dronë misterioz mbi Gjermani, Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut mbyllet për 7 orë gjatë natës

E gjitha filloi rreth orës 21:30, kur dëshmitarët okularë raportuan dronë që fluturonin mbi zonën e aeroportit. Ndërsa autoritetet po hetonin, dronët misteriozë u panë përsëri rreth një orë më vonë, këtë herë mbi aeroport, konfirmoi zëdhënësi i policisë Stefan Bayer për gazetën Bild.

3 Tetor 2025, 07:38 Nga M.L
Dronë misterioz mbi Gjermani, Aeroporti Ndërkombëtar i
Foto ilustruese

GJERMANI- Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut njoftoi se u detyrua të pezullonte operacionet për shkak të dronëve të parë në zonë të enjten në mbrëmje, duke rezultuar në anulimin e 17 fluturimeve dhe shqetësimin e pothuajse 3,000 pasagjerëve. 15 fluturime të tjera me destinacion Mynihun u devijuan në aeroportet në Stuttgart, Nuremberg, Frankfurt dhe Vjenë, sipas përditësimit.

E gjitha filloi rreth orës 21:30, kur dëshmitarët okularë raportuan dronë që fluturonin mbi zonën e aeroportit. Ndërsa autoritetet po hetonin, dronët misteriozë u panë përsëri rreth një orë më vonë, këtë herë mbi aeroport, konfirmoi zëdhënësi i policisë Stefan Bayer për gazetën Bild.

Si rezultat, administrata e aeroportit vendosi të pezullojë operacionet rreth orës 22:30 (ora lokale, 23:30) dhe asnjë avion nuk u lejua të ngrihej ose të ulej. Vlen të përmendet se numri i fluturimeve është i kufizuar nga ora 22:00 deri në mesnatë për të shmangur ndotjen akustike, ndërsa për të njëjtën arsye Aeroporti i Mynihut nuk operon pas mesnatës. Sipas një dëshmitari okular të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, aeroporti i Mynihut po rihapet këtë mëngjes./ Dosja.al

aeroporti i mynihut

Sondazh

Poll