Bota

Putin: Rusia do t'i përgjigjet militarizimit të Evropës, nuk do të ketë një luftë me NATO-n

Gjatë takimit vjetor të Klubit të Diskutimit, Putin hodhi poshtë mundësinë e luftës me NATO-n, duke kërcënuar me një përgjigje bindëse ndaj militarizimit të Evropës.

2 Tetor 2025, 19:30 Nga E.d
Putin: Rusia do t'i përgjigjet militarizimit të Evropës,
Vladimir Putin

RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do ti përgjigjet militarizimit të europës. Gjatë takimit vjetor të Klubit të Diskutimit, Putin hodhi poshtë mundësinë e luftës me NATO-n, duke kërcënuar me një përgjigje bindëse ndaj militarizimit të Evropës. Në fjalën e tij të hapjes gjatë takimit, presidenti rus paraqiti vizionin e tij për atë që karakterizon realitetin e ri ndërkombëtar.

Ai tha se rendi multipolar është më krijues, më pak i paracaktuar dhe më i prekshëm ndaj devijimeve nga shtetet, por në të njëjtën kohë është më demokratik. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjaimit të tij, ai nisi një sulm ndaj qeverive evropiane, të cilat i akuzoi për ushqyerjen e histerisë dhe përpjekjen për të ringjallur armikun e fabrikuar të Rusisë. Putin tha se vendet europiane po përhapin fjalë për një luftë të mundshme të NATO-s me Rusinë. Sipas tij, kjo është diçka e pakuptimtë dhe e pamundur për tu besuar.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se edhe popujt evropianë duken skeptikë, pasi ata nuk e dinë se çfarë është e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë rripat për t’u përballur me të. Putin u pajtua me fjalët e Trump se nën një administratë të ndryshme amerikane, konflikti në Ukrainë mund të ishte shmangur. Ai vlerësoj qasjen dhe deklaratat e Presidentit Trump.

"Presidenti dhe ekipi i tij ishin të hapur për të vepruar si aktorë racionalë që veprojnë në interes të vendit të tyre njësoj si Rusia. Një nga interesat e Rusisë ishte rivendosja e plotë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Problemet komplekse mund të zgjidhen vetëm bashkërisht, vetëm në mënyrë gjithëpërfshirëse. Rusia mbron vazhdimisht parimin e pandashmërisë së sigurisë. Përndryshe, nuk ka siguri për askënd” tha Putin.

Duke iu referuar përforcimit ushtarak të Evropës, presidenti rus theksoi se Moska nuk do të mbetet inactive. Ai tha se duhet të merren parasysh këto zhvillime në mënyrë që të ruhet mbrojtja dhe siguria e Moskës. Ndërsa, deklaroi e përgjigjia e Rusisë ndaj Europës do te jetë bindëse.

“Ne duhet t’i marrim parasysh këto zhvillime për të ruajtur mbrojtjen dhe sigurinë tone. Përgjigja e Rusisë ndaj militarizimit të Evropës do të jetë bindëse,” tha presidenti rus.

Putin komentoi gjithashtu deklaratat e Gjermanisë se do të ndërtonte ushtrinë më të fortë në Evropë, dhe paralajmëroi se Rusia do t'i monitoronte nga afër këto lëvizje. Ndërsa në lidhje me Gazën, ai tha se po i shqyrtojmë me kujdes iniciativat e Presidentit Trump.

vladimir putin rusi nato

Sondazh

Poll