Bota

VIDEO/ Stuhi në SHBA, momenti kur shtëpitë shemben nga valët e Atlantikut

Imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni.

2 Tetor 2025, 18:36 Nga E.d
VIDEO/ Stuhi në SHBA, momenti kur shtëpitë shemben nga valët
Foto ilustruse

SHBA - Valët e Oqeanit Atlantik kanë shembur gjashtë shtëpi në Karolinën e Veriut, të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë. Imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Mediat e huaja thanë se gjashtë shtëpitë e pabanuara u shembën brenda 45 minutash, por fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.

Zyrtarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar u bënë thirrje vizitorëve të qëndrojnë larg rrënojave dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të mbeturinave potencialisht të rrezikshme në plazh dhe në valë. Lartësia e valëve në lindje të zonës tejkalonte 4.5 metrat.

Valët që goditën bregdetin e Karolinës së Veriut  ishin veçanërisht të forta, me një periudhë 15-sekondëshe, e cila i referohet kohës midis kreshtave të valëve. Sa më e gjatë kjo periudhë, aq më shumë energji mbartin valët.

 

shba stuhi karolina e veriut

Sondazh

Poll