Bota

Moska: Sanksionet kundër Iranit janë të paligjshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se rivendosja e sanksioneve erdhi nga manipulimi që bënë shetet si nga Britania, Gjermania dhe Franca .

2 Tetor 2025, 16:28 Nga E.d
Moska: Sanksionet kundër Iranit janë të paligjshme
Foto ilustruse

RUSI - Moska ka thënë se sanksionet kundër Iranit janë të paligjshme. Sipas saj rivendosja e tyre nga Kombet e Bashkuara është një veprim i nxitur nga fuqitë europiane, të cilat kanë përshkallëzuar krizën mbi programin bërthamor të vendit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se rivendosja e sanksioneve erdhi nga manipulimi që bënë shetet si nga Britania, Gjermania dhe Franca .

"Prandaj, rezultatet... janë ligjërisht të pavlefshme dhe nuk mund të vendosin asnjë detyrim ligjor mbi shtetet e tjera", tha Zakharova në një konferencë për shtyp, tha Maria Zakharova.

SHBA ka rinvendosur më 27 shatator sanksionet ndaj Iranit për programin e tij bërthamor. Kjo ndodhu pasi u pasi u aktivizua mekanizmi i rikthimit, i nxitur më parë nga tre vendet evropiane. Në kuadër të kësaj Iranit do t'i rivendoset një embargo armësh dhe një ndalim për blerjen e teknologjisë për programin e tij të raketave balistike.

Në shënjestër janë gjithashtu edhe sektorët e naftës dhe shërbimeve financiare të tij. Mediat e huaja shkruajnë se Teherani, i cili ka mohon çdo qëllim për të ndërtuar armë bërthamore, ka paralajmëruar për hakmarrje të ashpër. Rusia ka lidhje të ngushta me Iranin, mbështet të drejtën e tij për energji bërthamore paqësore dhe ka dënuar bombardimet izraelite dhe amerikane të objekteve bërthamore iraniane në qershor./Dosja.al

rusi be iran

Sondazh

Poll