Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Presidentit Begaj botohet në Fletoren Zyrtare

Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.

2 Tetor 2025, 15:45 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Presidentit Begaj botohet
Bajram Begaj

TIRANË- Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki është botuar në Fletoren Zyrtare. Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, Begaj caktoi datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve. 

Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë.

 Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

 

 

bajram begaj

Sondazh

Poll