Bota

VIDEO/ Detaje të reja nga krimi në Manchester, autori i veshur me jelek antiplumb lëviz drejt sinagorës

Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e një sulmi terrorist, ku i dyshuari i vrarë nga polica, ka goditur me automjet një grup njerëzish dhe më pas ka plagosur me thikë disa prej tyre.

2 Tetor 2025, 15:58 Nga E.d
VIDEO/ Detaje të reja nga krimi në Manchester, autori i veshur me
Foto ilustruse

ANGLI - Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e cila ndodhi në Manchester. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e një sulmi terrorist, ku i dyshuari i vrarë nga polica, ka goditur me automjet një grup njerëzish dhe më pas ka plagosur me thikë disa prej tyre. Disa pamjet të reja kanë dalë nga nga ngjarja. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet autori, i cili lëviz drejt sinagorës, ku mban të veshur një jelek antiplumb.

Daily Mail shkroi se nuk është e qartë, nëse i dyshuari ishte i armatosur me një pajisje shpërthyese. Megjithatë, u thirr një njësi ushtarake për asgjësimin e bombave. Sulmi i kryer nga autori la pas tre persona të plagosur në gjendje të rëndë dhe dy të vdekur. Midis viktimave mendohet të jetë një roje sigurie, i cili po mbronte sinagogën.

"Duket se disa nga masat e sigurisë të përdorura nga kolegët tanë në komunitetin hebraik kanë luajtur vërtet një rol këtu në parandalimin e një situate më të keqe." tha kryebashkiaku i Mançesterit Andy Burnham.
 

 

angli manchester autor

Sondazh

Poll