Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

Gjithashtu për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit.

2 Tetor 2025, 14:43 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka propozuar datën 1 nëntor për hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Këto zgjedhje do të mbahen më 9 nëntor me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Gjithashtu për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit.

Propozimi i KQZ për Komisionin Rregullator

1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.

2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.

3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.

4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.

5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025.

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

kqz zgjedhjet e pjeshme

Sondazh

Poll