Bota

Rëndohet bilanci në Mançester! Shkon në 2 numri i viktimave, 3 të tjerë në gjendje kritike për jetën

Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa tre persona u plagosën rëndë nga një automjet dhe sulmet me thikë. Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia.

2 Tetor 2025, 13:25 Nga M.L
Rëndohet bilanci në Mançester! Shkon në 2 numri i
Foto ilustruese

BRITANI- Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore. Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa tre persona u plagosën rëndë nga një automjet dhe sulmet me thikë. Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia.

“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia.

mançester vrasje ekzekutim

Sondazh

Poll